Ja çfarë vendimi u morr së fundmi për Bartomeun!

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu do të ushtrojë detyrën aktuale deri në seancën e votëbesimit, e cila mund ta mbahet me  1, ose 2 nëntor.

“Sport.es”, që njihet si një media e afërt me skuadrën “katalunase”, zbulon vendimin e fundit të krerëve të Barcelonës.

Bartomeu ka kërkuar që të anulohet zhvillimi i kësaj seance të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tashmë ai duhet të përballet me vendimin final që do të merret ditën e diel ose të hënën e ardhshme.

Kështu numri një i Barcelonës do të ketë mundësinë të ushtrojë funksionin e tij edhe  pas ndeshjeve me Juventusin në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe kundër Alaveshit në La Liga, ndërsa vetëm pas grumbullimit të firmave për të shpallur mocionin e mosbesimit, Bartomeu do të mësojë fatin e tij.

Leave a Reply