Lajm i mirë nga Shqipëria, në fundjavë nis futbolli!

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave, transmeton “infOSport.mk”.

Sektori i Garave pranë FSHF-së tashmë ka nisur njoftimet për klubet dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

Leave a Reply