Ademi që luajti i dëmtuar ndaj Gjeorgjisë do mungojë në dy ndeshjet e rradhës

Arijan Ademi edhe pse ishte i dëmtuar që para ndeshjes me Gjeorgjinë, i njëjti shtërngoi dhëmbët dhe vendosi të ndihmojë skuadrën në ndeshjen më të rëndësishme, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i Dinamo Zagrebit kishte një dëmtim muskulor, që i lejoi atij të jetë prezent në fushë deri në minutën e 67-të. Ademi gjatë këtyre minutave luajti si një luan i vërtetë, ndërsa më së miri e dëshmojnë edhe statistikat e tij si dhe puna e përkryer që bënte në markimin e Okriashvili.

Ndërkohë tashmë ky lëndim do të duhet të trajtohet shumë më seriozisht nga mjekët, ashtu që Ademi nuk do të mund të ndihmojë Maqedoninë në dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në kuadër të Liga Europa, kur fillimisht me 15 nëntor në grupin 2 të Ligës “C” do të luaj me Estoninë në Shkup, që 3 ditë më vonë të luaj si mysafir kundër Armenisë, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë Maqedonia me 6 pikë, po aq sa ka edhe Gjeorgjia kryesojnë grupin, para Armenisë me 5 pikë dhe Estonisë që ka 2 pikë në pozitën e fundit.

Leave a Reply