Ja motivet pse Maqedonia duhet të fitojë Armeninë, në lojë janë 1,125 mln euro!

Fitorja ndaj Estonisë ka shtuar apetitet e Maqedonisë që edhe edicionin e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve ta mbyll si e para në grup. Pasi vitin e kaluar “verdhekuqtë” kishin dalë të parët në grup në kuadër të Ligës “D”, këtë vit të besuarit e Angellovskit kanë gjasa të mëdha që të dalin të parët në grup në kuadër të Ligës “C”, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo për të arritur një gjë të tillë, “verdhekuqtë” duhet të mposhtin Armeninë në ndeshjen e fundit të grupit 2.

Vendi i parë jo vetëm që do ti mundësojë Maqedonisë të luaj në Ligën “B” për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, por gjithashtu mund ta pozicionojë në një vazo më lartë për shortin e eliminatoreve të Botërorit “Qatar 2022” dhe njëkohësisht do t’i garantojë arkave të FFM-së shumën e 1 milion e 125 mijë eurove që UEFA ua jep skuadrave që fitojnë grupet në Ligën C, para që mund t’i shërbejnë Federatës për të ardhmen e ekipit kombëtar.

Ndeshja Armeni – Maqedoni në program është të mërkurën (18 nëntor) në Nikozia të Qipros me fillim në ora 18:00.

Leave a Reply