Barcelona me një mungesë shumë të rëndësishme ndaj Atl.Madridit

Pas ndeshjeve të kombëtareve në kuadër të Ligës së Kombeve këtë fundjavë rikthehen emocionet e ndeshjeve kampionale. La Liga dhuron ndeshjet e javës së 10-të dhe super derbin, Atletiko Madrid – Barcelona.

Në këtë ndeshje te Barcelona është më se e sigurtë se nuk do të luaj Serhio Buskets, i cili kishte pësuar një dëmtim gjatë periudhës sa ishte bashkë me kombëtaren e Spanjës.

Do të jetë kjo një mungesë e madhe për trajnerin Ronald Kuman, i cili me shumë gjasa në vendin e tij në mesfushë do të inkuadrojë Frenki De Jong, së bashku edhe me përforcimin e verës, Miralem Pjaniç.

Në anën tjetër edhe Diego Simeone nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Luis Suarez. Ky i fundit rezultoi pozitiv së fundmi gjatë grumbullimit me fanellën e kombëtares uruguaiane, ashtu që do humbas mundësinë të luaj kundër ish skuadrës së tij.

Leave a Reply