Sherri me David Luiz, vjen reagimi i Sebajos

Mediat në Angli gjatë ditës së sotme njoftuan për një sherr që kishte ndodhur te Arsenali, e ku në qendër të vëmendjes ishin braziliani, David Luiz dhe spanjolli, Dani Sebajos.

Sipas mediave angleze, braziliani kishte goditur spanjollin ofensiv në hundë, duke i shkaktuar gjakosje, episod që mendohet se ka ndodhur javën e kaluar tek ekipi londinez.

Megjithatë një gjë të tillë ka mohuar spanjolli, i cili ka reaguar përmes një  postimi në Tëitter, aty ku mohon që të ketë ndodhur përplasja mes tij dhe shokut të skuadrës, David Luiz.

Leave a Reply