Ranieri rikthehet në Premierligën angleze?

Strategu italian, Klaudio Ranieri, i cili aktualisht po udhëheq ekipin francez të Nant, ka gjasa që të rikthehet në Premierligën angleze.

Siç shkruajnë mediat britanike, ish-trajneri i Lester Sitit mund të marrë “timonin” e Evertonit.  Ranieri duket se pas vetëm një sezoni në krye të Nant, do të nis një aventure të re në futbollin anglez.

Kujtojmë se tekniku italian kishte bërë senzacion në krye te Lester Sitit, duke u shpallur kampion i Anglisë.

Ndryshe, emri i teknikut italian është i lidhur edhe me emërimin në krye të bankinës së kombëtares së Italisë.

Leave a Reply