Shkëndija me dy mungesa të rëndësishme sot përballë Makedonija GJ.P

Shkëndija për ndeshjen e sotme derbi kundër Makedonija GJ.P nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve titullarë, Valon Ahmedi dhe Armend Alimi, njofton “infOSport.mk”.

Ahmedi nuk është i gatshëm për shkak të lëndimit, ndërsa Armend Alimi do të mungojë për arsye personale (vdekja e babait).

Mungesa e tyre do të jetë ky një handikap i madh për ekipin “kuqezi”, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj dyshe në lojën e Shkëndijës, që në rast se dëshiron të ruaj pozitën e parë në tabelë, duhet patjetër të regjistrojë një rezultat pozitiv.

Leave a Reply