Visar Musliu prezantohet te MOL Fehérvár FC

Visar Musliu gjatë ditës së sotme është prezantuar me fanellën e skuadrës së tij të re, MOL Fehérvár FC, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për skuadrën nënkampione të Hungarisë, e cila këtë vit dëshiron të rikthejë titullin e humbur vitin e kaluar nga Ferencvarosh. Me Musliun në mbrojtje, drejtuesit e skuadrës hungareze shpresojnë të arrijnë një gjë të tillë, ndërsa vetë Musliu i impresionuar nga qyteti dhe mikpritja, në deklaratën e tij të parë si futbollistë i MOL Fehérvár FC, tha se mezi pret të zbret të luaj në fushën e MOL Arena Salt Lake”.

“Jam i lumtur që arrita të bashkohem me ekipin e MOL Fehérvár FC. Kohët e fundit kam mbledhur shumë informacione për ekipin, përfshirë këtu Boban Nikolov, të cilin e njoh shumë mirë për gati dhjetë vite, duke luajtur gjysmë viti te Vardari, por prej vitesh ishim shokë të skuadrës me ekipet kombëtare. Unë e pash edhe qytetin, me të vërtetë më pëlqen shumë, dhe “MOL Arena Salt Lake” është një arenë marramendëse, nuk mund të pres që të futem në të” – tha Visar Musliu pas prezantimit të tij si futbollistë i MOL Fehérvár FC.

Musliu te MOL Fehérvár FC u transferua nga rradhët e Shkëndijës, për të cilën skuadër zhvilloi 62 paraqitje (43 kampionale, 7 në Kupë dhe 12 në Europë), duke shënuar 9 gola (6 në kampionat dhe 3 në Kupë).

Ndryshe në futbollin vendor Musliu numëron 159 paraqitje dhe 16 gola, duke pasur parasysh se kishte luajtur edhe me Renovën dhe Vardarin.

Visar Musliu prezantohet te MOL Fehervar FC

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 5 август 2019 г.

 

Leave a Reply