Ja cilin numër zgjodhi Musliu te MOL Fehérvár FC

Visar Musliu edhe zyrtarisht karrierën e tij vendosi ta vazhdojë në Hungari te skuadra e MOL Fehérvár FC, aty ku do të gjejë bashkëlojtarin e tij nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolov, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi 24-vjeçar te MOL Fehérvár FC u transferua nga skuadra kampione e Shkëndijës, pjesë e së cilës ishte  që nga janari i vitit 2018-të.

Ai fillimisht te “kuqezinjtë” nga Tetova barte fanellën me numrin 15-të, që më pas të zgjedh numrin 6, ndërkohë te skuadra e tij e re ka vendosur që të marrë fanellën me numrin 16.

Rikujtojmë Musliu te Renova dhe Vardari mbante veshur fanellën me numrin 5-të, ndërkohë te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  mbrojtësi nga Gostivari paraqitet me numrin 6.

Leave a Reply