Boreci-Shkëndija, trajneri Mihajllov lë në bankinë Burhan Mustafën

Pas pak në Veles do të zhvillohet ndeshja e parë e javës së 15-të midis Borecit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Është kjo një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, në të cilën Shkëndija ka rolin e favoritit, mirëpo nuk duhet anashkaluar edhe rezultatet e skuadrës nga Velesi, që në 14 xhirot e deritanishme ka tubuar 22 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e katërt.

Për takimin e sotëm, trajneri Gorazd Mihajllov ka marrë një vendim të çuditshëm, duke lënë në bankinë portierin e parë, Buhan Mustafën.

Vendin e gardianit shkupjan do ta zë Mikica Georgievski, i cili mbrojti edhe në ndeshjen e fundit kundër Struga Trim Lum.

Edhe pse braziliani Fernando Silva ishte në dilemë për këtë ndeshje, i njëjti ka shtërnguar dhëmbët dhe do të jetë titullarë sot përballë Shkëndijës, te e cila skuadër nga minuta e parë në portë do të jetë Kostadin Zahov, që kishte pauzuar në ndeshjen e parë në Tetovë (1:1), derisa pjesë e formacionit titullarë nuk do të jetë Armend Alimi. Kumanovari është lënë në bankinë nga ana e trajnerit Ernest Gjoka, i cili në repartin e sulmit sërish ka vendosur të inkuadrojë treshen, Elezi-Ibraimi-Doriev.

Ndeshja Boreci – Shkëndija starton në ora 13:00.

Leave a Reply