Shtohen problemet për Piolin, edhe një tjetër titullarë i dëmtuar!

Milani në mesjavë në kaudër të javës së 14-të në Serie A do të mirëpresin Lacion, në një ndër ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje.

Megjithatë për këtë përballje trajneri Stefano Pioli po has në mjaft vështirësi, pasi përveç mungesës së madhe të sulmuesit kryesor, Zlatan Ibrahimoviç, “kuqezinjtë” do të përballen edhe me disa mungesa tjera përballë skuadra nga kryeqendra italiane.

Krahas mungesës së Ismael Benaser e Frank Kesie, trajneri, Stefano Pioli nuk do mund të llogarisë edhe në shërbimet e mesfushorit të talentuar, Sandro Tonali, raportojnë mediat në Itali.

Ky i fundit pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit të Milanit në udhëtim te Sassuolo (1:2).

Momentalisht, Milani kryeson tabelën në Serie A me 31 pikë, kurse skuadra e Vedat Muriqit, Lacio zë vendin e 8 me 21 pikë.

Leave a Reply