Përveç Trapanovskit, FC Shkupi sot prezanton edhe talentin shqiptarë Fazliu

FC Shkupi gjatë ditës së sotme pritet të prezantojë dy talentët e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Kristijan Trapanovski dhe Lavdrim Fazliu, njofton “infOSport.mk”. Që të dy thuhet të kenë precizuar detajet e marrëveshjes, teksa sot do të duhet të vënë të zezën mbi të bardhë.

Ata pritet të nënshkruajnë kontrata afatgjate, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për futbollistë vetëm 21-vjeçar dhe tek të cilët FC Shkupi pritet ta ndërtojë ekipin e së ardhmes.

Trapanovski te FC Shkupi vjen nga rradhët e Akademia Pandev, ndërsa paraprakisht kishte bërë edhe një karrierë ndërkombëtare duke luajtur në futbollin elitar çek dhe atë sllovak.

Sa i përket Fazliut, ky i fundit te FC Shkupi vjen nga rradhët e Pelisterit, te e cila skuadër ishte transferuar janarin e këtij viti nga Rabotniçki, aty ku edhe kishte nisur karrierën e tij me grupmoshat e reja.

Mirëpo kjo nuk është e tëra nga ana e drejtuesve të FC Shkupit, të cilët së shpejti pritet të prezantojnë edhe reprezentuesin e Ruandës, Abdul Ruatubjaje, ndërsa gjithashtu kanë paralajmëruar edhe 4-5 përforcime të tjera, vetëm e vetëm të krijojnë një skuadër edhe më të fortë që do të luftonte për titullin kampion.

Kujtojmë FC Shkupi stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë me 6 pikë më pak se Shkëndija e vendit të parë.

Leave a Reply