Milani e transferon me kosto zero yllin e Bajernit të Munihut!

Zherome Boateng po zhvillon sezonin e tij të fundit me Bajernin e Munihut, teksa destinacion i tij i rradhës pritet të jetë Serie A dhe skuadra e Milanit, raportojnë mediat në Gjermani.

Boatengut i skadon kontrata me Bajernin e Munihut në fund të sezonit dhe nuk dëshiron ta rinovojë atë.

Interesimi për 32-vjeçarin nuk mungon, mirëpo Maldini ka nisur të punojë për ta bindur gjermanin që verën e ardhshme t’u bashkohet “rossonerëve”, edhe atë me kosto zero.

Leave a Reply