E bujshme, Liria e Prizrenit transferon mbrojtësin e Makedonija GJ.P

Liria e Prizrenit ka bërë një super përforcim në mbrojtje, teksa në rradhët e veta ka arritur që të transferojë mbrojtësin me mjaft përvojë, Martin Kovaçev, që së fundmi luante te Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”.

Më i merituari për transferimin e Kovaçev në futbollin kosovar, është trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit, Naxhi Shensoj, i cili njeh mirë kualitetet e mbrojtësit bullgar, me të cilin kishte punuar te Pelisteri dhe te Makedonija GJ.P.

Falë Shensoj, Kovaçev në janar ishte transferuar te Makedonija Gj.P, mirëpo largimi i strategut prizrenas nga rradhët e skuadrës shkupjane, tashmë ka shtyrë që një hap të tillë të marrë edhe vetë futbollisti bullgarë.

38-vjeçari Kovaçev me Makedonija Gj.P gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi 13 ndeshje, duke qenë një ndër futbollistët më standard dhe meritor për rezultatet e arritura të “verdhekuqve” nga Gjorçe Petrovi, të cilët pjesën e parë të sezonit 2020/2021 e mbyllën në pozitën e tretë, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe Kovaçev në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, numëron 81 ndeshje dhe 7 gola të shënuar, ndërsa vlen të theksohet se pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvillluar në vendlindje, ndërsa në dy periudha të ndryshme kishte luajtur edhe në Kazakistan dhe Poloni.

Leave a Reply