EFL Cup, Junajtedi përballë Sitit në gjysmëfinale!

Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale të Liga Kupës së Anglisë, menjëherë u hodh shorti për ndeshjet gjysmëfinale të këtij kompeticioni, njofton “infOSport.mk”.

Mbrëmë Totenhami mundi Stouk Sitin në transfertë me rezultatin 3:1, ndërsa në ndeshjen më interesante Mançester Junajtedi me shifrat 2:0 mundi Evertonin në “Gudison Park”.

Ndërkohë shorti doli të jetë i pamëshirshëm sërish për “Djajtë e Kuq”, të cilët në gjysmëfinale i pret përballë kundër rivalëve të Mançester Sitit, që njëherit janë edhe fitues të edicionit të kaluar të këtij trofeu.

Njëherit kjo është një ripërsëritje e gjysmëfinales së vitit të kaluar, kur ‘qytetarët’ me rezultatin e përgjithshëm 3:2 nga dy ndeshje të zhvilluara kaluan në finalen e madhe, në të cilën edhe triumfuan.

Sa i përket takimit tjetër gjysmëfinal, aty Totenhami i Murinjos do të luaj kundër si vendas kundër befasisë më të këndshme të këtij turneu, Brentford, që garon në Championship.

Ndeshjet gjysmëfinale në program do të jenë me 5 dhe 6 janar, ndërsa për shkak programit shumë të ngjeshur, fituesi do të vendoset në vetëm një ndeshje.

Leave a Reply