Me shumë fat dhe gol në kohën shtesë Junajtedi vitin 2020 e mbylli në vendin e dytë (VIDEO)

Mançester Junajtedi vitin 2020 do ta mbyllë në pozitën e dytë në Premierligë, teksa sonte mundi minimalisht 1:0 Vulverhemptonin në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje shumë të fortë, duke mos lejuar shumë zbraztira në mbrojtjet e tyre, ndërsa kur mendohej se kjo ndeshje do të përfundonte me barazim, në skenë te “Djajtë e Kuq” doli Markus Rashford, i cili në minutën e 93-të arriti që të mposhtë portierin mysafir Patrisio.

Falë kësaj fitore Mançester Junajtedi tashmë pozicionohet në vendin e dytë me dy pikë më pak se kampionët e Liverpullit, të cilët nesër do të luajnë kundër Njukasëll Junajtedit në “Sent Xhejms Park”.

 

Leave a Reply