Muamed Sejdini në Madrid, për finalen e madhe Totenhem-Liverpul (FOTO) 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini ka udhëtuar drejt Madridit për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet sonte ndërmjet Totenhemit dhe Liverpulit.

Në prag të kësaj sfide të madhe, Sejdini ka qëndruar së bashku me dy krerët tjerë të FSHF-së Armand Duka dhe FFK-së, Agim Ademi. Gjithashtu numri një i FFM-së ka patur edhe takim me presidentin e UEFA-së Aleksandar Çeferin, me çka janë edhe të ftuarit e tij special në këtë event madhor.

Finalja e Çampionsit Totenhem-Liverpul do të zhvillohet sonte në stadiumin “Vanda Metropolitano” të Madridit, duke nisur nga ora 21:00. /InfOSport.mk

 

Leave a Reply