Humb jetën në aksident trafiku sulmuesi i njohur

Sytë e të gjithë futbolldashësve sot janë nga “Wanda Metropolitano”, ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve, mes Liverpoll dhe Tottenham. Megjithatë, një lajm mjaft i hidhur e ka goditur këtë sport, këtë të shtunë. Një lajm tragjik, që bën me dije se ish-sulmuesi i Arsenalit, ndër të tjera, por edhe i kombëtares së Spanjës, Jose Antonio Reyes, ka vdekur në një aksident automobilistik.

Spanjolli 35-vjeçar, i cili po luante për ekipin e Divizionit të Dytë, Extremadura, nuk i ka mbijetuar dot aksidentit tragjik të sotëm. Ish-klubi i tij, Sevilla, shkroi i pari: “Nuk mund të konfirmonim lajme më të këqija se ky; ylli i dashur i Sevilla, José Antonio Reyes, ka vdekur në një aksident automobilistik. Reyes ishte lojtari më i ri në historinë e Sevilla, që bëri debutimin me klubin tonë në moshën vetëm 16-vjeçare”.

Leave a Reply