Grozdanovski dhe Ljamçevski përshëndeten me Vardarin

Vardari sot në ndeshjen e fundit përballë Sileksit në stadiumin e Gjorçe Petrovit edhe zyrtarisht pranoi trofeun e titullit kampion, ndërsa gjithashtu edhe zyrtarisht u nda me dy futbollistë të saj, Bllagoja Ljamçevskin dhe Vlatko Grozdanoskin.

Ky i fundit i dha fund karrierës së tij si futbollist, edhe atë pikërisht me fanellën e skuadrës së tij të zemrës, Vardarin, për të cilën skuadër kishte zhvilluar 144 ndeshje zyrtare dhe kishte shënuar 12 gola.

Ai fanellën e Vardarit e kishte veshur për herë të parë në sezonin 2003/2004, që më pas sërish të veshë atë pas karrierës së tij ndërkombëtare në sezonin 2011/2012.

Ai te Vardari erdhi sërish në vitin 2013, duke i qëndruar besnik kësaj skuadre deri më sot, duke fituar tre tituj kampion.

Ndërkohë sa i përket Bllagoja Ljamçevskit, futbolisti nga Manastiri te “kuqezinjtë” nga Shkupi erdhi në verën e vitit 2014, duke kaluar tre sezone me fanellën  e Vardarit, dhe njëkohësisht duke fituar tre tituj kampion.

Ai me fanellën e Vardarit regjistroi 66 ndeshje zyrtare, duke u shpallur edhe tre herë kampion i Maqedonisë.

Leave a Reply