Bunjamin Shabani ndahet me Shirakun e Armenisë

Futbollisti nga Kumanova, Bunjamin Shabani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Shirakut të Armenisë. Shabanit i ka skaduar kontrata me skuadrën armene dhe të njejtën nuk e ka rinovuar, duke u ndarë kështu pas një sezoni të kaluar në Superligën e Armenisë.

Shabani te Shiraku u transferua verën e kaluar nga FC Shkupi, ndërsa te ekipi armen kaloi një sezon të mirë, duke qenë standart në formacionin startues dhe duke regjistruar paraqitje mjaftë të mira, mes tjerash shënoi edhe një gol ndaj skuadrës Ararat.

Kumanovari tash mbetet futbollist i lirë dhe këtë verë pritet të gjejë një mjedis të ri. Sipas informacioneve jozyrtare, të interesuar për shërbimet e Shabanit për momentin është një skuadër nga Azia.

Shabani gjatë karrierës së tij ka luajtur për Shirakun, FC Shkupin, Renovën, Shkëndijën, Partizanin, Skopjen, Milanon e Bashkimin. /InfOSport.mk

Leave a Reply