Shihni se si u përjetua goli i Demir Imerit në Shkodër (VIDEO)

Të mërkurën në Superligën shqiptare në program ishte klasikja Tirana-Vllaznia, ndeshje kjo që u zhvillua në “Selman Stërmasi” dhe që u mbyll me barazimin 1:1.

Ishte pikërisht futbollisti kërçovarë, Demir Imeri që shënoi golin e barazimit për skuadrën shkodrane, që pjesën e parë të sezonit e mbylli në pozitën e parë me 26 pikë. Goli i Imerit u përjetua në mënyrë fantastike në qytetin më të madh verior.

Grupe të mbledhura nëpër lokale dhe shpërthim në ulërimë e kore në momentin e golit të barazimit, ashtu siç dallohet në videon e mëposhtme.

Kujtojmë Vllaznia për herë të fundit ishte shpallur kampion në vitin 2001.

Leave a Reply