E dhimbshme, në Portugali ndërroi jetë futbollisti 24-vjeçar (VIDEO)

Një lajm i dhimbshëm na vjen sot nga Portugalia, aty ku mediat vendor raportojnë për vdekjen e futbollistit 24-vjeçar Aleks Apolinario. Ky i fundit disa ditë më parë kishte pësuar sulm në zemër, teksa ishte duke luajtur me skuadrën e tij.

24-vjeçari u shemb në fushë gjatë ndeshjes mes Alvercës dhe Almerias në Ligën e Tretë të Portugalisë.

Ai u transferua me urgjencë në spital, teksa nuk arriti të fitonte betejën me jetën. Në një moment u tha se gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por fatkeqësisht zemra e Apolinarios pushoi ditën e sotme.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u konfirmua nga klubi portugez i Alvercës nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku shkruhej:

“Me keqardhje të thellë ju informojmë se këtë mëngjes, sipas informacionit të siguruar nga stafi mjekësor i Spitalit Villa Franca de Cira, futbollistë ynë Aleks Apolinario vdiq. FC Alverca do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij. Në këtë moment zie, të gjitha aktivitetet e klubit anulohen”, njofton klubi.

 

Leave a Reply