Punë e kryer, Mesut Ozil transferohet te Fenerbahçe!

Fenerbahçe ka arritur marrëveshje për transferimin e Mesut Ozil nga Arsenali. Një gjë të tillë raporton e përditshmja turke, “FotoMac TV”, sipas së cilës drejtuesit e skuadrës nga “Shukru Saraçogllu” kanë arritur marrëveshje me vetë lojtarin, por njëkohësisht edhe me drejtuesit e Arsenalit.

32 vjeçari turk me pasaportë gjermane me Fenerbahçen do të nënshkruajë kontratë për 3 vite e gjysmë.

Fenerbahçe këtë vit pretendon titullin e kampionit në Superligën turke, teksa sonte regjistroi një fitore me shumë vlera ndaj Alanyaspor (2:1), pas së cilës tashmë renditen në pozitën e dytë me 32 pikë, dy më pak se liderët e Beshiktashit.

Leave a Reply