Largimi i Besnik Feratit nga Partizani, vjen reagimi i Jasir Asanit!

Jasir Asani nuk ka mundur të mos reagojë pas largimit të bashkëqytetarit të tij, Besnik Feratit nga rradhët e Partizanit. Asani ishte një nga miqtë më të mirë të Feratit, i cili sot vendosi që të ndërpresë para kohe kontratën me skuadrën nga kryeqendra shqiptare, edhe pse i njëjti me Partizanin kishte kontratë deri në qershorin e vitit 2022.

Asani në Instagram kishte postuar një foto bashkë me Feratin, ku ndër të tjerash kishte shkruar:  “E kisha menduar se do të ishte e vështirë, megjithatë jam i bindur se me sukseset e tua ty do të ndjej më afër se kurrë. Gjithmonë lamtumirat janë të vështira, por kjo e jotja është vetëm një mirupafshim.

Suksesi është i lidhur me veprimin dhe një djalë si ty asnjëherë nuk do të qëndrojë në vend. Kam shumë fjalë për të thënë sepse një kampion si ty vetëm si i tillë përcillet. Një ditë do të jemi sërish së bashku.

Mos u ndal kurrë drejt rrugës së suksesit, nuk je nga ata që je mësuar me situata të lehta, por vështirësitë e mëdha do të çojnë gjithmonë drejt majës. Faleminderit për gjithçka dhe sa më shumë sprint drejt më të mirës”.

Leave a Reply