Sadiku gjen golin e parë me fanellën e Malagas (VIDEO)

Armando Sadiku në ndeshjen e tij të dytë me fanellën e Malagas, ka arritur të gjejë golin e tij të parë. Kësisoj sulmuesi shqiptarë ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Ligën e Dytë spanjolle, aty ku Malaga nuk e ka nisur mbarë. Vetëm një fitore, 2 disfata dhe 2 barazime në 5 javët e para, përfshirë këtu edhe barazimin e ditës së sotme kundër Mirandes.

Sadiku golin e tij të parë me fanellën e Malagas e realizoi në minutën e 53-të, kur kaloi në avantazh skuadrën e tij, teksa golin e barazimit Mirandes e realizoi në minutën  e 76-të me anë të Merkuelanc.

Pas këtij barazimi Malaga vazhdon të mbetet në pozitën e 13-të me 5 pikë të tubuara, ndërkohë tabelën e kryeson Kadiz me 15 pikë maksimale.

Leave a Reply