Portieri i Shkëndijës, Bekim Rexhepi debuton me fitore te Ballkani

Bekim Rexhepi ka debutuar me fitore te Ballkani, skuadër kjo që gjatë ditës së djeshme mundi Turbinën në miqësoren e zhvilluar në Durrës me rezultatin 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Portieri i Shkëndijës disa itë më parë iu bashkua skuadrës nga Superliga e Kosovës, te e cila do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Rexhepi e nisi ndeshjen si titullarë, duke ruajtur portën e tij të paprekur, ndërkohë në anën tjetër për golat e Balkanit u përkujdesën Mirlind Daku, i cili realizoi dy gola, ndërsa nga një gol shënuan edhe Jashanica dhe Emerllahu.

Trajneri i ri i Ballkanit, Blendi Shkëmbi, në këtë ndeshje iu dha mundësi gati të gjithë futbollistëve që pati në dispozicion.

Ballkani tashmë disa ditë me rradhë po qëndron në Durrës, aty ku ditëve në vijim pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Leave a Reply