Papu Gomez edhe zyrtarisht i bashkohet Seviljës!

Sevilja edhe zyrtarisht ka ngazhuar mesfushorin argjentinas, Alehandro Gomez, i cili në “Ramon Sançez Pizhuan” vjen nga rradhët e Atalantas. 32-vjeçari argjentinas kaloi 6 vite të plota te skuadra nga Bergamo, duke u konfirmuar si një nga mesfushorët më kreativ në “Serie A”, mirëpo i njëjti u largua nga atje pas një konflikti që pati me trajnerin, Xhan Piero Gapserini.

Sevilja për Papu Gomez i ka paguar Atalantas 5.5 mln euro, ndërsa në marrëveshje janë paraparë edhe bonuse në vlerë prej 3 mln euro.
Papu Gomez me Seviljën ka nënshkruar kontratë deri vitin 2024. Sipas gazetarit Fabricio Romano, ai te skuadra spanjolle do të përfitojë nga 3 mln euro në sezon.

Gomez karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje, duke luajtur me ekipin e Arsenal Sarandi (2005-2009), për të kaluar më pas te skuadra e San Lorencos. Nga kjo e fundit, Gomez u transferua në Itali te skuadra e Katanias, ndërsa pas tre sezoneve të kaluara në Sicili, argjentinasi kishte firmosur me skuadrën ukrainase të Metalisht Harkov, ndërsa nga shtatori i vitit 2014-të ishte pjesë e Atalantas.

Për skuadrën nga Bergamo, Papu Gomez ka zhvilluar 250 ndeshje, duke regjistruar 59 gola dhe 71 asistime. E gjithë kjo e ndihmoi atë për tu bërë edhe pjesë e kombëtares së Argjentinës, për të cilën numëron 5 paraqitje dhe 1 gol.

Leave a Reply