Mate Tsintsadze edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Kukësit! Mesfushori gjeorgjian është prezantuar sot te skuadra shqiptare, me të cilën ka nënshkuar kontratë deri në verën e vitit 2022, transmeton “infOSport.mk”.
Ai te Kukësi vjen nga rradhët e skuadrës gjeorgjiane të Dinamo Batumi, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishet luajtur edhe me ekipet si, Jelgava, Rustavi, Pogon Szczecin, Dinamo Tbilisi dhe Torpedo Kutaisi, me të cilën skuadër kishte patur rastin që të luaj kundër Kukësit në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.
Mesfushori 26-vjeçar është bashkuar menjëherë në stërvitje me Kukësin gjatë ditës së sotme, ndërsa duke pasur parasysh aftësitë e tij, trajneri Mirel josa do të ketë një forcë shtesë në mesfushë për ndeshjet kampionale në vijim. Ai si një talent shumë premtues, kishte kaluar të gjitha grupmoshat e reja te përfaqësuesja e Gjeorgjisë, duke arritur madje të debutoj edhe me ekipin e parë kombëtarë, për të cilin numëron dy paraqitje.
Kujtojmë Kukësi, pjesë e së cilës skuadër janë edhe dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Agim Ibraimi dhe Besir Demiri, pas 16 xhirove të para në Superligën shqiptare, renditet në pozitën e 5-të me 23 pikë, plotë 13 pikë më pak se Vllaznia kryesuese. (infOSport.mk)