Fundjava sjellë 3 super derbi europian

Xhiroja e kësaj jave në ligat më të mëdha të futbollit evropian do të sjell tre derbi interesant.

Në Premier Ligë, kryendeshja e kësaj jave do të jetë Çelzi-Mançester Junajted, me të parën e cila nuk dëshiron të shkëputet nga gara për kreun e tabelës dhe me ‘Djajtë e Kuq’ të cilët këtë sezon nuk është se kanë pasur rezultate të mira.

Kjo ndeshje në program është të shtunën me fillim në ora 13:30 dhe i takon javës së 9-të në Premierligë.

Një tjetër super ndeshje do të zhvillohet në ‘Serie A’, aty ku do të përballen dy skuadrat nga Milano, Interi dhe Milani.

Inter është në formë shumë më të mirë se rivalët lokal, mirëpo edhe tre fitoret e njëpasnjëshme të Milanit paralajmërojnë një spektakël në vete në këtë përballje, e cila do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 20:30.

Mirëpo këtu nuk është fundi i super përballjeve të kësaj fundjave në Ligat më të forta europiane, pasi një të tillë prodhon edhe La Liga spanjolle, edhe atë ndeshjen midis dy skuadrave të para në tabelë. Sevilja që kryeson renditjen me 16 pikë, do të jetë mysafir i Barcelonës, që pas 8 javëve të para renditet në pozitën e dytë me 15 pikë të tubuara.

Kjo ndeshje në program është të shtunën me fillim në ora 20:45, ashtu që gjithë ata të pasionuar pas lojës më të shikuar sportive në Botë, do të kenë mundësinë ti shohin që të tre ndeshjet me kënaqësi.

Leave a Reply