Vardari me dy mungesa të rëndësishme ndaj Shkëndijës

Vardari të dielën në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari do të mirëpret Shkëndijën në ndeshjen derbi të javës së 10-të në LPFM, njofton ‘infOSport.mk’.

Është kjo pa dyshim një ndër ndeshjet më të mëdha viteve të fundit, mirëpo që trajneri i Vardarit, Aleksandar Vasoski po has në probleme, duke pasur parasysh se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy prej futbollistëve më të mirë, Tigran Barsegian dhe Maksim Maksimov.

Që të dy janë pjesë e sulmit, ashtu që trajneri Vasoski do të duhet të mendoj për zëvendësimet e tyre adekuate. Armeni ka probleme me lejen e punës, ndërsa nuk dihet arsyeja e saktë e mungesës së sulmuesit rus.

Ndeshja Vardari-Shkëndija do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 14:30 në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari.

Leave a Reply