Kamza e Demir Imerit miqësore me Juventusin

Skuadra e Kamzës, që udhëhiqet nga trajneri Ramadan Ndreu po vijon përgatitjet për sezonin pranveror në Antalia të Turqisë. E gjithë skuadra punon me një intensitet të lartë, për tu përgatitur sa më mirë pjesën e mbetur të sezonit, ku do të synojë të ruajë pozitat që ka aktualisht në renditjen tabelare të Superligës.

Deri më tani skuadra e Kamzës ku me mjaft sukses po paraqitet edhe ish futbollisti i Shkëndijës, kërçovari, Demir Imeri, në tokën turke ka zhvilluar tre ndeshje miqësore, ndërsa tashmë ata kanë caktuar edhe miqësoren e fundit, që në program do të jetë me 17 janar.

Kundërshtarë i Kamzës kësaj rradhe do të jetë Juventusi, mirëpo jo ai i Italisë, por  skuadra nga Bukureshti i Rumanisë.

Në 3 miqësoret e para Kamza ka regjistruar dy disfata dhe një barazim.

Leave a Reply