Riberi edhe njëherë tjetër ka folur për shenjën në fytyrë

Francezi i Bajernit të Munihut, Frank Riberi edhe njëherë tjetër ka folur për aksidentin automobilistik, nga i cili kishte përfituar atë shenjë në fytyrë. Riberi ka qenë vetëm 2 vjeç kur kishte pësuar këtë aksident, ndërsa në një intervistë për “Canal +” tha se kjo i ka dhënë karakterin dhe forcën e duhur për të vazhduar edhe për të punuar më shumë gjatë jetës së tij: “Shenja më dha karakterin dhe forcën. Nuk është e lehtë të jesh fëmijë me një shenjë si kjo që kam unë. Mënyra se si të shikojnë njerëzit, kritikat… Familja ime vuajti nga kjo”.

“Njerëzit thonin “shiko atë se çfarë fytyre ka, shikoja kokën, shikoja shenjën, sa i shëmtuar”. Kudo që shkoja, njerëzit më shikonin. Nuk më shikonin si futbollist të mirë, por më shikonin nga shenja. Edhe pse mërzitesha, kurrë nuk kam zënë ndonjë cep për të qarë. Kurrë, kurrë, kurrë… por kam vuajtur”, është shprehur, Riberi.

Leave a Reply