Romela Begaj, pozitive në doping

Romela Begaj, e shpallur kampione bote një muaj më parë, ka rezultuar pozitive në doping. Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar.

Romela Begaj shkëlqeu në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituar titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh. Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping. Në vitin 2014 asaj iu gjet substanca e ndaluar stanozolol. (Top Channel)

Leave a Reply