Shkupi i shënon gol Akademia Pandevit pas 445 minutash

FC Shkupi ka ndërprenë serinë e Akademia Pandevit pa gol të pranuar në ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë,njofton “infOSport.mk”. Akademia Pandev deri në zhvillimin e këtij takimi nuk kishte pranuar gol plotë 400 minuta, mirëpo kësaj serie i erdhi fundi sot përballë skuadrës nga Çairi, që në minutën e fundit të pjesës së parë, atë 45-të kaloi në epërsi me anë të autogolit të Filip Trajanovskit.

Kësisoj portieri Çubrakoviç mposhtet pas 445 minutave, duke pasur parasysh se për herë të fundit ishte mposhtur nga sulmuesi i Renovës, Vlatko Stojanovski në kuadër të javës së 16-të në LPFM. Në atë ndeshje Akademia Pandevi në Tetovë kishte nxjerrë një barazim 1:1.

Leave a Reply