Akademia Pandev plotë 400 minuta pa gol të pranuar

Sukseset e Akademia Pandev këtë edicion kanë një emër dhe ajo është mbrojtja e tyre me në krye portierin Çubrakoviç, i cili plotë 400 minuta tashmë ruan rrjetën e tij të paprekur, njofton “infOSport.mk”.

Për herë të fundit që ai është mposhtur në një ndeshje kampionale, është ndeshja e javës së 16-të, kur në Tetovë ishte dorëzuar përballë golashënuesit më të mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Vlatko Stojanovski.

Që nga ajo ndeshje, në të cilën skuadra nga Strumica kishte barazuar 1:1, Akademia Pandev nuk dinë për disfatë, duke regjistruar 3 fitore, edhe atë kundër Shkëndijës (1:0), Makedonija GJ.P (3:0) dhe Bellasicës së fundmi (1:0), teksa barazimin e vetëm (0:0) e  kishte arritur ndaj Vardarit gjatë stinorot pranveror.

Leave a Reply