Emini një “xhelat” i vërtetë i Bellasicës

Bellasica rezulton një kundërshtarë i mbarë për sulmuesin e Shkëndijës Izair Emini që numëron katër gola në dy ndeshje (3 në Tetovë dhe një në Strumicë). Mbi të gjitha në mungesë të goleadorit Besart Ibraimi, është pikërisht Emini që mban epitetin e golashënuesit më të mirë te Shkëndija për momentin, me gjithsej 10 gola të shënuar, një më pak se shoku i tij i skuadrës, Ibraimi dhe 2 më pak se lideri aktual, Vlatko Stojanovski i Renovës, shkruan “infOSport.mk”.

Megjithatë Emini tashmë 4 ndeshje nuk ka shënuar gol, duke mos shfrytëzuar mungesën e Ibraimit për të marrë epitetin e golashënuesit më të mirë te Shkëndija, pse jo edhe në Ligën e Parë, nëse sot kundër Bellasicës do të përsëriste performancëën e 27 gushtit të vitit të kaluar, kur kishte regjistruar “hat-trik” në atë fitore 4:1 të skuadrës së tij.

Leave a Reply