Kristiano Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij

Kristiano Ronaldo nuk ka aspak dëshirë të ndalojë së koleksionuari gola dhe rekorde dhe po mendon seriozisht të vazhdojë ta bëjë me Juventusin.

Takimet për një rinovim deri në vitin 2023 janë konkrete, por ky lajm nuk i ka ndalur lajmet e shumta që vijnë nga Spanja mbi të ardhmen e kampionit portugez.

“Don Diario”, në fakt, ka shkruar se Real Madrid po mendon që tani për ta kthyer CR7 si drejtues ose ambasador në fundin e karrierës së tij.

Burime afër Florentino Perez dhe drejtuesve të klubit madrilen duket se kanë marrë sinjale mbi dëshirën e numrit 7 të “bardhezinjve” për t’u kthyer te “mbretërit”.

Leave a Reply