Arbitri i njohur anglez në telashe, merr kërcënime me vdekje!

Një ndër arbitrat më të njohur anglez, Majk Din, i cili prej vitesh drejton në Premierligë dhe Europë, u ka kërkuar zyrtarëve të kampionatit që të mos e marrin në konsideratë emrin e tij për ndeshjet e fundjavës.

Shkak për këtë janë bërë kërcënimet me vdekje që ka marrë ai dhe familja e tij në ditët e fundit.

52-vjeçar Din, i cili ka zgjatur karrierën e tij pikërisht për faktin se cilësohet mes më të mirëve në Britaninë e Madhe, ka denoncuar ngjarjen në polici dhe është mësuar se këto kërcënime të vazhdueshme i kanë mbërritur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Problemi lindi nga fakti se në dy ndeshjet e fundit që ka drejtuar, ai ka dhënë kartonë të kuq, të cilat më pas u anuluan nga Komisionet Disiplinore, duke gjykuar të gabuar vendimin e tij.

Fillimisht ai ndëshkoi me të kuq Tomas Suçek të Uest Hem, e më pas Jan Bednarek të Sauthempton.

Leave a Reply