Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve, e gjithë vëmendja në “Kamp Nou”

Sonte rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve, teksa sonte do kemi mundësinë të shohim dy super ndeshje.

Pa dyshim e gjithë vëmendjen do ta marrë ndeshja në “Kamp Nou”, aty ku mejdanin do të ndajnë Barcelona dhe Paris Sen Zhermeni.

PSZh-ja, njësoj sikurse Barcelona, janë të “etur” për të fituar një Ligë të Kampionëve dhe prandaj do të luftohet shumë për këtë ndeshje.

Ndërkohë ndeshja e dytë e mbrëmjes, është ajo midis Lajpcigut dhe Liverpullit. Edhe pse në rolin e vendasit, Lajpcigu këtë ndeshje do ta zhvillojë në “Pushkash Arena” në Budapest.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në orar të njëjtë, ora 21:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply