Deni Masev: Për suksesin historik, meritorë janë futbollistët dhe Muamed Sejdini

Agjencia e Rinisë dhe Sportit të enjten mbrëma organizoi ceremoninë për ndarjen e çmimeve për sportistët më të mirë të vitit 2020. Pa dyshim se çmimet kryesore në këtë natë shkuan për futbollin, pasi viti që lamë pas solli kualifikimin historik të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Europian. Kështu që përfaqësuesja më e mirë ishte ajo e futbollit, Goran Pandev u zgjedh sportist i vitit, Igor Angellovski mori epitetin e trajnerit më të mirë, ndërsa FFM u zgjedh federata më e mirë sportive në vend.

Falenderime të mëdha në emër të përfaqësueses së Maqedonisë dhe Federatës së Maqedonisë. Ne besuam në sukses dhe ngadalë e ndërtuam atë sukses. Së bashku me futbollistët do të mundohemi që ti gëzojmë dashamirët e sportit në Kampionatin Europian. Për këtë janë meritorë futbollistët dhe presidenti Muamed Sejdini, i cili është njeriu që e kontrollon gjakun e futbollit tonë. Këtë sukses na i sollën futbollistët, por edhe gjithë Federata e Futbollit në krye me presidentin Sejdini, e cila siguroi një logjistikë të shkëlqyeshme dhe hapi rrugë drejt suksesit”, tha drejtori i përfaqësues së Maqedonisë, Deni Masev në ceremoninë e Agjencisë së Rinisë dhe Sportit.

Leave a Reply