Java e 23-të sjellë derbin e vjetër, FC Shkupi – Vardari

Java e 23-të në elitën e futbollit vendor nisi sot me ndeshjen Rabotniçki-Akademia Pandev, ndërsa e njëjta vazhdon dhe do të mbyllet nesër me 5 takimet tjera që në program janë me fillim në ora 15:00, njofton “infOSport.mk”.

Vëmendjen më të madhe pritet ta tërheq ndeshja midis dy njohësve të vjetër, FC Shkupit dhe Vardarit, ndërsa jo më pak interesante pritet të jetë edhe përballja në Strugë, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat shqiptare, Struga Trim dhe Renova.

Skuadra kryesuese e Shkëndijës ka mundësinë e mirë për t’iu hakmarrë Pelisterit për disfatën e vetme këtë edicion, ndërsa dy ndeshjet e fundit na servojnë dy përballje mes skuadrave që ishin takuar një xhiro, gjegjësisht dy xhiro më herët.

Makedonija GJ.P brenda një javë edhe për herë të dytë do të mirëpret Sileksin në Gjorgje Petrov, ndërsa në Veles, Boreci brenda 10 ditëve do të mirëpret sërish Bellasicën. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 23

Rabotniçki 0:2 Ak.Pandev
FC Shkupi 14.03 (15:00h) Vardari
Shkëndija 14.03 (15:00h) Pelisteri
Struga Trim Lum 14.03 (15:00h) Renova
Makedonija GJ.P 14.03 (15:00h) Sileksi
Boreci 14.03 (15:00h) Bellasica

Leave a Reply