Vardi, ish-shoku i skuadrës zbulon prapaskenën e pabesueshme: Ja çfarë bënte para ndeshjeve

Një anekdotë kurioze në lidhje me sulmuesin e Leçester Sitit, Xhejmi Vardi, e treguar nga ish-shoku i tij i skuadrës Rithie de Laet.

“Si futbollist profesionist e di kur mund të dalësh dhe të pish një gotë birrë dhe kur jo. Xhejmi është përjashtimi që konfirmon rregullin: mund të bijë birra pa fund dhe të hajë pica para fillimit të ndeshjes dhe të jetë akoma mirë”, – ka thënë Laet për Het Nieuësblad.

“Pasi ka ardhur të më takojë në Belgjikë, nuk bënte dot pa birrën belge dhe për pak kohë, kur vija në Angli me prindërit ose miqtë e mi, duhej të merrja me vete disa arka me birra për të”.

Leave a Reply