Rubin Hebaj vendos rekord me Shkëndijën! (VIDEO)

Rubin Hebaj të dielën me Shkëndijën në ndeshjen e vlefshme të javës së 24-të kundër Vardarit, ka vendosur një rekord, duke shënuar golin më të shpejtë debutues pas inkuadrimit në lojë, njofton “infOSport.mk”.

Hebaj të shtunën në lojë u inkuadrua fiks në minutën 67 e 12 sekonda, ndërsa golin e tij të parë me fanellën e Shkëndijës, e realizoi saktësisht në minutën 67 e 42 sekonda.

Pra që kur se këmba e tij shkeli në terrenin e gjelbër në arenën “Todor Proeski”, e deri tek shënimi i golit, Hebaj shënoi vetëm brenda 30 sekondave golin e tij debutues, që njëherit është edhe më i shpejti i shënuar nga ndonjë futbollistë tjetër i Shkëndijës, pas inkuadrimit në lojë.

Hebaj realizoi golin e 5-të për Shkëndijën në atë fitore historike 6:1 ndaj Vardarit, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve te Shkëndija u regjistruan edhe Besart Ibraimi (2 gola), Florent Ramadani, Lupçe Doriev dhe i riu, Dashmir Elezi. (infOSport.mk)

Leave a Reply