Vazhdojnë paqartësitë në kampin e Kosovës, policia fillon marrjen në pyetje

Federata e Futbollit të Kosovës gjatë ditës së djeshme doli me një kumtesë, përmes së cilës konfirmoi përjashtimin e portierit Arijanet Muriq për arsye disiplinore. Fillimisht portali kosovar, “Indeksionline” kishte raportuar se bëhej fjalë për një përleshje mes gardianit të “dardanëve” dhe shokut të tij, Edon Zhegrovës.

Më pas ky i fundit do të mohonte gjithçka duke i kërcënuar drejtuesit e medias, se do të përballeshin me drejtësinë. Një tjetër histori do të qarkullonte se Arijanet Muriq erdhi i dehur në stërvitje dhe ka ofenduar pjesën tjetër të grupit.

Ndërkohë së fundmi nga Kosova raportojnë se policia ka marrë në pyetje disa prej pjesëtarëve të grupit te Kosova, për të shpjeguar më mirë incidentin e mundshëm që mund të ketë ndodhur mes lojtarëve në hotel.

Leave a Reply