Luka Modriç në lot, shokët e ekipit e ndërojnë për rekordin e arritur (VIDEO)

Luka Modriç pati një ndeshje shumë të veçantë pasditen e djeshme, teksa zbriti në fushë për herën e 135 me fanellën e Kombëtares së Kroacisë, duke thyer rekordin e arritur nga Dario Srna me 134 ndeshje.

Për më tepër Kroacia e tij shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Qipros dhe në këtë atmosferë pozitive pas ndeshjes në grumbullim, ai u nderua nga shokët e ekipit.

Të gjithë futbollistët e Kombëtares kroate u ngritën në këmbë duke duartrokitur për kapitenin e tyre, i cili nuk i mbajti do lotët dhe filloi të qante.

Një moment vërtet prekës dhe i veçantë në Kombëtaren kroate të futbollit.

Leave a Reply