Klubi shqiptar pjesë e së cilës kanë qenë edhe futbollistë nga Maqedonia, drejt shkrirjes

Futbollistët e skuadrës së njohur kosovare të Ferizajit, pjesë e së cilës kanë qenë shumë futbollistë shqiptarë edhe nga Maqedonia, kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet e ardhshme në kampionat, si shenjë proteste ndaj mospagimit të rrogave të tyre.

Njoftimi është bërë nga vetë  faqja zyrtare e klubit në “Facebook”, teksa shkruhet se futbollistët kanë shumë muaj pa marrë rrogat dhe nuk mund të vazhdojnë të luajnë më, duke mos pranuar të dalin në fushën e blertë për ndeshjet në vazhdim.

Kujtojmë Ferizaji aktualisht luan në Ligën e Parë – B, aty ku aktualisht pas 20 xhirove renditet në pozitën e 7-të me 23 pikë, vetëm 1 pikë larg skuadrës së parafundit në tabelë, Kika dhe 5 ndaj skuadrës së fundit, KEK-u.

Leave a Reply