Leonard Zhuta futbollist më i mirë i sezonit te Rijeka

Futbollisti nga Maqedonia, Leonard Zhuta është përzgjedhur futbollisti më i mirë i skuadrës së Rijekës për sezonin 2017/18. Zhuta është njëri ndër futbollistët më standart dhe kyç të skuadrës kroate, ndërsa ka fituar anketën e bërë nga 10 mijë tifozë të Rijekës, duke mbledhur më shumë vota.

Zhuta fitoi garën me 34% të votave, duke lënë pas vetes konkurentët si Arayho Do Santosh Heber me 23 %, dhe Filip Brdariq me 15%.

Rijeka këtë vit nuk arriti që të mbrojë titullin e kampionit, i cili u rikthye sërish te Dinamo Zagrebi pas një viti.

Leave a Reply