Frika nga Covid 19, skuadra e Serie A “përjashton” dy yjet e saj pas grumbullimit me kombëtaren italiane!

Manuel Lokatelli dhe Xhian Marko Ferrari nuk do të marrin pjesë në ndeshjen midis Sassuolos dhe Romës, e paraparë për tu zhvilluar këtë fundjavë.

Një gjë të tillë kanënjoftuar nga vetë klubi italian përmes një deklarate zyrtare, e cila pason pozitivitetin e gjetur në ekipin kombëtar italian:

“Pas pozitivitetit të hapur ndaj Covid-19 nga disa anëtarë të Italisë, Sassuolo Calcio njofton se futbollistët e tyre pjesëmarrës në garat me ekipin kombëtar, edhe në prani të një prove negative Covid-19, si një masë paraprake, nuk do të marrin pjesë në ndeshjen Sassuolo-Roma të planifikuar për të Shtunën e ardhshme 3 Prill”.

Kështu Sassuolo do të jetë me shumë mungesa përballë Romës, duke pasur parasysh se përveç dyshes së lartëpërmendur, trajneri De Zerbi Roberto, nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e dyshes titullare, Berardi – Kaputo.

Leave a Reply