Junajtedi barazon ndaj Totenhamit, Fred shënon gol në Premierligë pas më shumë se 3 vitesh

Totenhami dhe Mançester Junajtedi në këto momente po zhvillojnë derbi ndeshjen e javës së 31-të në Premierligën angleze, njofton “infOSport.mk”.

Rezultati aktual është 1:1, me Totenhamin që avansoi i pari në këtë takim falë golit të shënuar nga Son Heung Min 5 minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa golin e barazimit për “Djajtë e Kuq” e realizoi Fred në minutën e 57-të.

Për brazilianin ishte ky goli i parë prej më shumë se 3 vitesh që e shënon në Premierligën angleze, aty ku së fundmi kishte shënuar me 22 shtator të vitit 2018-të, edhe atë kundër Vulverhemptonit, kur Junajtedi edhe në atë ndeshje kishte  barazuar 1:1. Ndërkohë brenda kësaj periudhe, i njëjti kishte realizuar edhe dy gola të tjerë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Klub Bryzh në vitin 2020.  (infOSport.mk)

 

Leave a Reply